Uji Dea

Ish-ambasadori holandez: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka folur mbi procesin gjyqësor të mbajtur në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Bosch, i cili mbajti një fjalim në protestën e së dielës në Hagë në mbështetje të Thaçit, theksoi se ngritja e kësaj gjykate është perceptuar jo si një përpjekje e sinqertë për drejtësi.

“Unë kam qenë i përfshirë që në 2010-tën, dhe gjatë luftës kemi bërë gjithçka më ndërkombëtarët për të sjellë paqe, kemi pasur negociata në Kosovë edhe kur u bënë zgjedhjet në Serbi dhe jemi përpjekur të zgjedhim rrugën e duhur. Tashmë e dimë që Vuçiç nuk është miku ynë në Europë por i Rusisë dhe Kinës”, tha Bosch, në Euronews Albania.

FIDANISHTJA

Sipas tij, Kosova vazhdon të mbajë barrën e përgjegjësisë për marrëveshjen me Serbinë, dhe theksoi se shumë individë përgjegjës për krimet e viteve ’90 sot mbajnë pozita të rëndësishme në Serbi.

“Kosova këtu fajësohet gjithmonë sa i takon marrëveshjes me Serbinë. E gjithë kjo gjykatë ishte pjesë e kësaj marrëveshje, ne krijuam de facto për serbët. Në një raport që nuk besoj se e ka lexuar njeri, ka një pikë të rëndësishme sa i takon krimeve të kryera nga Thaçi supozohet, shkruhet që të gjitha krimet janë kryer nga serbët dhe asnjë serb nuk akuzohet nga kjo gjykatë.Ka shumë fajtor që mbajnë pozicione të mira ndërkohë që kanë qenë kriminelët kryesorë në vitet 90’. Nuk është një gjykatë objektive por është një gjykatë për t’i shërbyer Serbisë”, shtoi ish-ambasadori i Hollandës në Kosovë, Robert Bosch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.