Eko Higjiena

Ish-ambasadori e jep një parashikim për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi tha se vitin e ardhshëm duhet të liberalizohen vizat.Gashi në RTV21 u shpreh se liberalizimi duhet të ndodhë, përveç nëse ndodhë ndonjë befasi.

“Mesa e kam kuptuar unë, përveç nëse ka ndonjë befasi, e dimë sivjet p.sh ishte lufta që fillojë që edhe fatkeqësisht vazhdon në Ukrainë, sulmi rus. D.m.th përveç nëse ka ndonjë befasi do të duhej vitin e ardhshem të liberalizoheshin vizat. Në parim kjo është diçka që zyrtarët tanë besojë që e dinë, jam i sigurt që e dinë”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se kjo do të duhej të ndodhte shumë kohë më parë dhe është akt i vonuar.Franca, vendi ku ka shërbyer Gashi, është vendi më skeptik për liberalizimin e vizave për Kosovën.

GRANDEMALL

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.Vendi, që nga viti 2018, ka marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, pasi Komisioni ka konkluduar se i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Komisioni vazhdon ta mbajë këtë qëndrim, por janë disa vende anëtare, si Franca, që shprehin rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.