UBT

Ish-ambasadori Dell, krenar me Jahjagen, sulmon Opozitën dhe Veton Surroin

/ 2 minuta lexim

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell, thotë se ai është krenar me Presidenten Atifete Jahjaga.
Dell në një postim në Facebook, ku edhe ka shpërndarë një shkrim të Al Jazeera’s për portretin e Presidentes Jahjaga, ka sulmuar Veton Surroin dhe opozitën, duke thënë se ndihet krenar me Presidenten Jahjaga.

“E gjithë hakmarrja dhe përpjekja e Vetonit për të ndryshuar historinë dhe rrjedhën e ngjarjes nuk mund t’i ndryshojë dy fakte:

Uji Dea

Presidentja Jahjaga ka bërë më shumë për Kosovën në imazhin ndërkombëtar se sa çdokush tjetër ka bërë, ose do të mund të bënte dhe 2) në kohën e krizës së thellë në Kosovë, liderët e zgjedhur u kthyen tek ajo (dhe jo te ai apo dikush tjetër) për t’i shërbyer kombit, ajo iu përgjigj thirrjes, dhe parlamenti e bëri atë presidenten e parë të zgjedhur ndonjëherë me dy të tretën e deputetëve, si zgjedhja më e mirë kushtetues”, thuhet në postimin e Dell.

Duke iu referuar edhe vendimit të sotëm për Kosovën në UNESCO, më tutje Dell thotë se “mendjet e vogla kritike” duhet të ndalin veprimet e tyre me gazin lotësjellës dhe domatet dhe duhet të falënderojnë qytetarin që bëri më shumë se kushdo tjetër që kjo të realizohej”, shkruan Dell dhe në fund, shkrimin e përmbyllë me “Krenar me Presidenten”.