Hidromorava

Ish-ambasadori Delawie: Vuçiq të mos bëjë probleme në Kosovë, por ta forcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Është zhgënjyese që autoritetet serbe kanë ndikuar që serbët e Kosovës të bojkotojnë zgjedhjet lokale në veri të Kosovës”, tha për Zërin e Amerikës ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Diplomati amerikan në pension ka analizuar rezultatet preliminare të votimit, ku morën pjesë 3.5 për qind e votuesve të regjistruar, ose 1567 qytetarë në veri të Kosovës.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndër të tjera i cilësoi “pushtim” zgjedhjet e mbajtura pa Listën Srpska.

Mobi Casa

Me një qëndrim të tillë, megjithatë, nuk pajtohet ambasadori Delawie.“Mënyra më e mirë që komuniteti serb i Kosovës të përmirësojë pozitën e tij është të zgjedhë përfaqësuesit e tij – të cilët janë përfaqësues të vërtetë të votuesve. Dhe që përfaqësuesit e tyre të zgjedhur të punojnë me deputetë të tjerë në projekte për të përmirësuar komunitetet e tyre dhe vendin në tërësi”, tha ish-përfaqësuesi diplomatik amerikan në Kosovë.

Delawie paralajmëron se një retorikë e tillë e presidentit të Serbisë mund të forcojë tensionet në Kosovë dhe Serbi.“Nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët e atyre vendeve. Serbia gjatë pesë viteve të fundit ka pësuar një kthesë të dukshme në rendin demokratik sipas kritereve të organizatës Freedom House, si dhe në sferën e korrupsionit – sipas raporteve të Transparency International. Në vend që të krijojë probleme me Kosovën, Vuçiq duhet të përqendrohet në përmirësimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin e tij në mënyrë që të përmbushë dëshirën e qytetarëve të tij për t’u integruar më shumë me pjesën tjetër të Evropës”, ​​thotë ambasadori Delawie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.