GRANDEMALL

Ish-ambasadori, Bosch: Marrëveshja në të mirë të Kosovës, Kurti duhet t’i dëgjojë më shumë ndërkombëtarët

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në një prononcim për IndeksOnline ka folur për mundësinë e arritjes së marrëveshjen së shumëpritur mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për liberalizimin e vizave.

Sipas Bosch, skema e marrëveshjes është shumë premtuese, por që problemet janë në detaje.

“Ideja është e njëjtë me marrëveshjen në atë kohë midis BRD dhe DDR. Ata nuk e njihnin njëri-tjetrin de jure por de facto e njohën. Tani që Vuçiq po tërhiqet nga kjo pjesë thelbësore e marrëveshjes, heq të gjithë arsyen për të bërë një marrëveshje të tillë. Serbia tani pretendon se Asociacioni duhet së pari të vijë dhe të jetë në formë siç ishte rënë dakord (gabimisht) nga palët në vitin 2013-2015. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i shpalli disa pika të marrëveshjes antikushtetuese dhe përshkroi përmirësime”, ka deklaruar ish ambasadori holandez.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka asnjë bazë gjyqësore apo morale për ta detyruar Kosovën të shkojë kundër kushtetutës së saj.

Ish-ambasadori për IndeksOnline ka shtuar se nëse marrëveshja zbatohet është në të mirë të Kosovës.

“Është e qartë se marrëveshja është në favor të Kosovës nëse zbatohet, me kusht që marrëveshja të jetë sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Hidromorava

Ndër tjerash, Bosch komentoi edhe sjelljen e presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës në këto takime.

Ai tha se Vuçiqit i mungojnë cilësitë e shtetarëve, ndërsa për Kurtin vlerësojë se duhet të dëgjojë më shumë ndërkombëtarët.

“Për sjelljen e Vuçiqit, ai tregon mungesë kronike guximi dhe tregon gjithashtu se i mungojnë cilësitë e shtetarëve. Kurti ka qenë i fortë, por ndonjëherë duhet (për fat të keq) të dëgjojë më shumë miqtë e huaj të Kosovës”, ka thënë Bosch.

Ai për fund theksojë se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është shumë i vonuar dhe e konsideron të paarsyeshëm të pritet deri në 2024.

“Liria e vizave është shumë e vonuar dhe nuk shoh arsye pse kosovarët do të duhet të presin deri më 1 janar 2024. Pse jo 1 prill? Kosova është pas Malit të Zi më pak e korruptuar”, ka përfunduar ish-ambasadori./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.