FITORJA

Ish-ambasadori Bosch: Kur do ta kuptojnë ndërkombëtarët që Serbia po luan lojë dinake

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch ka thënë se Serbia po luan lojë dinake sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas tij normalizimi për Serbinë do të thotë Kosova të jetë pjesë e Serbisë, derisa shtron pyetje se “kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët”.

“Një tjetër dëshmi e lojës dinake që po luan Serbia: për ta normalizimi do të thotë Kosova pjesë e Serbisë! Kur do ta kuptojnë më në fund ndërkombëtarët? Vuçiq e hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që ishte hartuar dhe as nuk u qortua për ketë. Kur do ta marrim drejtësinë në rajon?”, tha ai.

ARKATANA

Bosch iu referua përplasjes në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me atë të Serbisë, Ana Brnabiq.

Kjo e fundit kishte thënë se Kosova dhe Serbia janë një vend dhe jo dy vende të ndara. Kurti i është kundërpërgjigjur duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve me një shtet si Serbia është i vështirë, duke e përmendur se popullata atje është pro BE-së vetëm 36% kurse në Kosovë 95%.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.