UBT

Ish-ambasadori Avni Spahiu: Pas hapjes së ambasadës në Jerusalem, do të ketë ftohje të raporteve me Turqinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu ka folur për tensionet e krijuara me disa vende pas hapjes së ambasadës në Jerusalem.

Spahiu thotë se Turqia me Izraelin i kanë raportet e ftohura në vitet e fundit pavarësisht se sipas tij në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim shumë të ngushtë.

Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi thotë se vendosja e ambasadës në Jerusalem nuk do të rrënojë raportet me Turqinë.

“Do të ketë një lloj ftohje të raporteve me Turqinë. Diplomacia ka për detyrë që të përpiqet të shpjegojë tërë atë që ka ndodhur me Izraelin”, ka deklaruar Spahiu në një videolidhje në “Debat Plus”.

KKVITI

“Nuk do të ketë ngrirje të raporteve, por do të ketë një qortim nga ana e Turqisë. Raportet do të ftohen por me kalimin e kohës kjo situatë do të kalojë”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.

Spahiu thotë se nuk pret që Turqia të marrë ndonjë veprim më të rëndë pasi sipas tij nuk ka ndonjë arsye për ta bërë këtë.

“Është një veprim që bënë një shtet sovran. Ne kemi interesat tona dhe partneri turk duhet të kuptojë pozicionin tonë”, deklaroi ndër të tjera Avni Spahiu./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.