Fundamenti

Ish-ambasadori amerikan: Pa këtë shpërblim s’do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Michael Kirby, në një intervistë për Zërin e Amerikës edicionin në gjuhën serbe ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kirby ka thënë se nuk beson që Prishtina dhe Beogradi mund të bien dakord për ndonjë gjë dhe sipas diplomatit amerikan duhet të ketë një shpërblim për fund.

“Mendoj se në një moment, nëse BE-ja është ende e përkushtuar që Serbia të jetë anëtare, Serbia konfirmon vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtare, dhe Kosova është e bindur për të njëjtën gjë – gjithçka do të mund të kalojë. Megjithatë, nuk mendoj se lidershipet aktuale të Kosovës dhe Serbisë janë të gatshme për lëshime reciproke – përveç nëse ka ndonjë shpërblim të rëndësishëm. Nuk besoj se të dyja palët mund të diskutojnë dhe bien dakord për diçka. Duhet të ketë një shpërblim në fund”, ka thënë Kirby.

FIDANISHTJA

I pyetur se çfarë çmimi, Kirby ka thënë se gjithmonë e ka menduar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe thotë se pa një gjë të tillë s’do të jetë e mundur arritja e një marrëveshje.

“Gjithmonë kam besuar se ishte anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në mungesë të kësaj, nuk do të ketë marrëveshje nga Serbia, e sidomos nuk do të ketë vullnet të qeverisë aktuale të Kosovës për të biseduar me palën serbe. Dhe në të kaluarën e afërt, ajo shprehu rezistencë ndaj saj”, ka theksuar Kirby./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.