Fundamenti

Ish-ambasadori amerikan në Beograd: SHBA-ja vazhdon të punojë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter tha se fakti që Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës e pengon atë që ta marrë vendin e saj në Evropë dhe, siç thotë ai, ta ndërtojë një të ardhme paqësore dhe prosperuese për qytetarët e saj.

Munter thotë se Shtetet e Bashkuara i kanë inkurajuar vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë që nga viti 2008, dhe thekson se SHBA-ja po përpiqet të punojnë ngushtë me aleatët e saj për Kosovën, transmeton Gazeta Express.

Duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë serbe të lajmeve,Tanjug nëse dhe SHBA-ja po u bën presion vendeve, veçanërisht atyre anëtare të BE-së për ta njohur Kosovën, Munter tha:

“Supozoj se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta bëjnë këtë, veçanërisht në marrëveshje me shumicën e vendeve të BE-së që gjithashtu e njohin Kosovën.”

I pyetur nëse pret që një i dërguar i ri amerikan për dialogun Kosovë-Serbi të emërohet së shpejti dhe nëse kjo do të thotë që SHBA-ja të përfshihet më shumë në këtë proces, Munter tha se i dërguari i mundshëm duhet të përqëndrohet më shumë në propozimet konkrete për reformat në Ballkan.

FIDANISHTJA

“Unë do të përqendrohesha më shumë në propozimet konkrete të reformës në Ballkan, zgjidhjen e çështjeve të ndezura të qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik, sesa në nismat institucionale”, tha Munter, i cili tani drejton Institutin EastWest (EWI) në New York.

Duke komentuar pikat e mbetura për t’u zbatuar nga Marrëveshja e Washingtonit e nënshkruar në shtator të vitit 2020 dhe se sa detyruese është ajo për administratën e Joe Biden, Munter tha beson se marrëveshja është planifikuar dhe ekzekutuar dobët që nga fillimi.

“Kjo ndodhi kryesisht për qëllime politike të brendshme amerikane – duke mos pasur parasysh synimet serioze të politikës së jashtme”, tha ai.

Munter shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Pakistan nga viti 2010 deri në vitin 2012, gjatë kohës së sulmit në të cilin u vra Osama bin Laden. Ai ishte ambasador i SHBA-së në Serbi nga viti 2007 deri në vitin 2009, kur Kosova u bë e pavarur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.