Uji Dea

Isën po e pret “fortuna” të martën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

“Luftë” e ashpër politike pritet të zhvillohet të martën në Kuvendin e Kosovës, kur do të raportojë kryeministri, Isa Mustafa, për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë. Kjo për shkak të kundërshtimeve të opozitës, të cilët po kërkojnë nga kryeministri anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë apo siç e quajnë ata, “Zajednicës”.

Nëse Qeveria nuk e anulon Marrëveshjen për “Zajednicën”, sipas opozitarëve, nëpërmjet protestave do të rrëzohet edhe ekzekutivi, edhe Marrëveshja.

Eco Higjiena

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë të premten për “Zërin” se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, nuk është frikësuar për të raportuar para deputetëve për marrëveshjet e 25 gushtit, ndërsa ka thënë se arsyet e kërkesës për t’u shtyrë raportimi janë bërë publike.

Abrashi më tej ka thënë se kryeministri është i përkushtuar të kontribuojë që raportimet e tij dhe debatet në Kuvend të jenë përmbajtjesore dhe të mos mbesin çështje të pasqaruara.