Uji Dea

Ischinger: E turpshme që s’e kemi mbajtur premtimin për vizat, të hiqen këtë vit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger në një intervistë për Pressing të T7 ka folur rreth asaj se a mundet BE-ja t’i hapë dyert më shpejt për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje.

Kur ka folur për këtë çështje Ischinger ka rikujtuar premtimin e BE-së për vizat, duke thënë se është jashtëzakonisht gjë e keqë që Brukseli s’po arrin ende të mbajë premtimin e dhënë për kosovarët për heqjen e regjimit të vizave, raporton Gazeta Express

ARKATANA

Ai thotë se një gjë e tillë është me të vërtetë e turpshme dhe bën thirrje që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit dhe të mos shtyhet për vitin tjetër.

“Një gjë që është jashtëzakonisht jo e mirë është mungesa e implementimit nga BE-ja të liberalizimit për kosovarët. Kjo sinqerisht është një turp. Ne kemi premtuar këtë për miqtë në Kosovë para shumë kohësh. Dhe ne s’jemi ende të aftë të implementojmë atë plotësisht. Unë e kuptoj që ka disa çështje të pazgjidhura tek ana kosovare, disa çështje ligjore, që shpresoj se do të mund të zgjidhen. Kështu që liria e udhëtimit për kosovarët sikur për të gjithë tjerët mund të implementohet plotësisht. Kjo është ajo që ne vërtet iu detyrohemi miqve kosovarë dhe duhet të ndodhë tani, jo vitin tjetër, duhet të ndodhë tani në pikëpamjen time”, ka potencuar Ischinger./GazetaExpres

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.