ARKATANA

Ischinger: Çështja e Asocaicionit duhet të zgjidhet dhe të hiqet qafe, jo të fshihet pas shpinës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Washington, Wolfgang Ischinger në një intervistë për Pressing të T7 ka thënë se Kosova duhet të zgjidh çështjen e Asociacionit dhe ta heq qafe si problematikë, meqë e njejta ka qenë dhe vazhdon të jetë burim i trazirave të mundshme.

Ischinger thotë se për idenë e shkëmbimit të territoreve ka qenë skepktik, megjithatë thotë se ideja e krijimit të një regjimi të veçantë për komunat në veri i duket si diçka e rëndësishme.

Eco Higjiena

Ischinger këtë e thotë duke potencuar se e kupton vëshirësitë dhe rreziqet që kjo çështje ka brenda. Megjithatë thotë se çështja e Asociacionit duhet të zgjidhet dhe jo të fshihet prapa shpinës.

“endoj që kjo çështje duhet të zgjidhet. Kjo është një nga pjesët më të vështira të asaj që është trashëguar. Unë përsëris që s’jam aq shumë në favor, sepse gjithmonë kam qenë skeptik për idenë e shkëmbimit të territoreve, por ideja e krijimit në një farë forme e një regjimi të veçantë për komunat në veri, më duket si e rëndësishme, gjithashtu kuptoj vështirësitë dhe rreziqet e përfshira, por mendoj që është e rëndësishme që çështja të trajtohet dhe të mos vendoset prapa shpinës. Duhet të zgjidhet, sepse është një burim, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë burim i trazirave të mundshme dhe vështirësive për qytetarët e Kosovës dhe ju keni nevojë ta hiqni qafe atë”, ka thënë Ischinger në Pressing T7./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.