Mobi Casa

Isak Shema fitues i Orës së Madhe Letrare, “Flakadani i Karadakut”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Në kuadër të Manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2019”, në Viti është mbajtur Ora e madhe letrare, në të cilën morën pjesë krijues, poetë e shkrimtar nga hapësirat mbarë shqiptare. Në këtë aktivitet që ka pasur karakter garues, vendin e parë e zuri Isak Shema me poezinë “Relikt“. Kurse vendin e dytë e morri Odise Plaku e Vjollca Dibra është shpërblyer me vendin e tretë.

Në fillim të këtij aktiviteti në emër të Komunës së Vitisë, një fjalë rasti e ka mbajtur zv. kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu. Gjatë këtij viti komisioni vlerësues ka qenë në këtë përbërje: Agim Vinca, Zymrije Salihu dhe Ismajl Baftjari.

FIDANISHTJA

Ndërkaq mirënjohjet për pjesëmarrësit dhe çmimet janë ndarë nga Drejtori i DKRS-së, Milot Lala, Ramush Azemi, babai i dëshmorit “Nijazi Azemi“ Komandat Mjekra si dhe Qahil Sinani nga Komuna e Vitisë./rajonipres

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.