ARKATANA

Isa Mustafa tregon çka bisedoi me Ramush Haradinajn dhe cilët liderë politikë e institucionalë e kanë vizituar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar se të shtunën në mbrëmje ka pritur në shtëpinë e tij kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se në takimin me kryeministrin e vendit ia ka shprehur atij qëndrimet e LDK-së për dialogun me Serbinë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kush nga liderët politikë, krerët institucionalë të vendit dhe diplomatët e kanë vizituar deri tash, gjatë kohës së rehabilitimit të tij, pas kthimit nga tretmani mjekësor në Gjermani.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Të dashur miq,

Mbrëmë prita Kryeministrin Haradinaj, me të cilin diskutuam lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun me Serbinë, qëndrime këto të cilat i kemi bërë publike si Kryesi e LDK-së dhe nga takimi me kryetarët e degëve të LDK-së.

Pas kthimit tim në Kosovë, para tre muajsh, ku akoma jam në proces të rehabilitimit fizioterapeutik, më kanë vizituar Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, zv.Kryeministri Limaj, zv.Kryeministri Pacolli si dhe Kryetari i VV-së, z.Kurti.

GRANDEMALL

Jam takuar me Ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie, me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell, më ka vizituar Ambasadorja e BE-së, znj.Apostolova dhe Shefja e EULEX-it, znj.Papadopoulou.

Të gjithëve u jam falenderues për kujdesin dhe korrektësinë e treguar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë kontributin e saj në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës dhe këtë kontribut po e jep edhe tani si subjekt opozitar parlamentar.

LDK është unike në çështjet madhore siç është edhe pozicionimi i saj lidhur me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Të gjitha qëndrimet e LDK-së janë të koordinuara me Kryesinë e LDK-së, me nënkryetarët e LDK-së, me sekretarin e përgjithshëm, me shefin e Grupit Parlamentar, me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së dhe me kryetarët e degëve të LDK-së”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, mediat mbrëmë kanë raportuar se kryeminsitri Haradinaj ka vizituar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, e ku thuhet se kanë qenë të pranishëm edhe disa anëtarë të kryesisë, deputetë dhe zyrarë të lartë të LDK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.