RCCOLA

Isa Mustafa thotë se Kurti s’do të kalojë lehtë me Amerikën pas qortimit të sotëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka komentuar deklarimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se “veprimet në veri do të kenë pasoja në marrëdhënien bilaterale ShBA – Kosovë”.

Mustafa tha se deklarata të tilla s’janë dëgjuar asnjëherë nga ShBA-ja për Kosovën dhe ka paralajmëruar se kryeministri Kurti nuk do të kalojë lehtë me SHBA-në pas qëndrimit të sotëm.

Uji Dea

“Deklarata të tilla nga SHBA janë dëgjuar edhe më parë ndaj disa vendeve dhe liderëve të tyre, por asnjëherë për Kosovën. Asnjëri s’ka kaluar lehtë pas deklarimit të tillë amerikan”, është shprehur Mustafa për Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se kjo deklaratë duhet të lexohet mirë nga të gjithë akterët politikë në vend, qeveria, presidentja e opozita.