RCCOLA

Isa Mustafa thotë se i vjen keq t’i përgjigjet keq dhe me argumente Haradinajt

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ramush Haradinaj ka nisur një betejë të re me Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa. aradinaj ka thënë se Mustafa është rrencë ordiner. Pas kësaj akuze ka reaguar Isa Mustafa, duke thënë se nuk është në traditën e shqiptarëve të fyejnë. Ka thënë se i vjen keq që t’ia kthejë Haradinajt përgjigjen me një gjuhë edhe më të keqe dhe argumentuese.

Lexojeni të plotë reagimin

Nuk dëshiroj të komunikoj me një gjuhë të degraduar, sepse ne liderët nuk jemi të vetëm. Janë qytetarët, fëmijët, gratë e burrat, vendorët e ndërkombëtarët ata e ato që na përcjellin dhe na vështrojnë.

Mobi Casa

Nuk është në nivelin e as në traditën e atyre që përfaqësojnë kulla e trimëri, që të ofendojnë. Sepse, kurrë këto të dyja nuk kanë shkuar bashkë. Ose ata që ofendojnë duhet të tregojnë se kanë hequr dorë nga tradita e tyre.

Kjo vlen edhe për z. Ramush Haradinaj. Ai mund të pretendoj të jetë një lider duke ofenduar, por nuk mund të jetë i respektuar me gjuhën që po e përdorë.

Mua më vjen keq. Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më të keqe por gjithsesi argumentuese!