KKVITI

Isa Mustafa takon përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, takoi sot përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Kryetari Mustafa dhe delegacioni nga Lugina e Preshëvës biseduan për problemet e Shqiptarëve në Luginën e Preshëvës. Ata trajtuan interesat e përbashkëta dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë e më të fuqishëm në të ardhmen.

ARKATANA

Në takim ishin të pranishëm Riza Halimi, Kryetar i PVD-së, Galip Beqiri, Kryetar i KNSH-së, Rahmi Zylfiu, Kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar, Shaip Kamberi (PVD) dhe Nehat Hyseni (PVD). /Indeksonline/