Isa Mustafa takon Begzad Sinanin, flasin për financimin e projekteve
Gjilan – Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani u takua në zyrën e Qeverisë së Kosovës. Mustafa përgëzoi kryetarin e Kamenicës për projektet e realizuara deri tani dhe tha se ka informacione se po bënë punë të mira për qytetarët.
“Unë sot ju kam ftuar që të prezantoni disa projekte të komunës që ju përfaqësoni dhe që nga këto projekte të përfitojnë qytetarët e Kamenicës dhe ne të mund t`i aprovojmë me rishikimin e buxhetit” ka thënë Mustafa.
Kurse Sinani e falënderoi kryeministrin për ftesën dhe mundësinë e takimeve që t`i prezantojë kërkesat e Komunës dhe qytetarëve të Kamenicës. Sinani para Mustafës ka prezantuar disa projekte: Asfaltimin e rrugës Bunari – Penda e Kopërrnicës, përmbylljen dhe funksionalizimin e ujësjellësve në fshatrat: Dajkoc -Muçivercë – Roganë – Novosellë – Hodonoc, Kopërnicë – Kolloleq – Shipashnicë dhe Koretin, Urën në Topanicë dhe shkollat në Busavatë dhe Krilevë. Me përfundimin e këtyre projekteve ne do të lehtësojmë jetën e qytetarëve tanë tha Sinani./rajonipress/


