GRANDEMALL

Isa Mustafa sqaron takimet me Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për takimet e ndara me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin.

Mustafa takimet e zhvilluara sot i ka cilësuar të dobishme për të vlerësuar momentet që po kalon Kosova.

Ai, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se iu ka bërë ftesë liderëve të këtyre dy subjekteve dhe se është e nevojshme të ndërtohet një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike.

Ndryshe këto takime vijnë tri ditë para seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

ARKATANA

Postimi i plotë:

“Miq të nderuar
Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.
Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme.
Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të këtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar.
Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, ka shkruar Mustafa.

Kurse kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, sot ka nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me AAK-në./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.