Mobi Casa

Isa Mustafa: S’ka kuptim të vazhdohet kështu, hera e parë në histori të Kuvendit të Kosovës që Qeveria çon dorë ndaj deputetëve

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë në “Kosovalive.net” ka komentuar ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe zhvillimet politike në vend.

Ai ka thënë se është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës Qeveria ushtronë dhunë e çon dorë ndaj deputetëve, shkruan kosovalive.net

Mustafa u shprehë se nëse Qeveria Kurti nuk heq dorë nga dhuna atëherë lë të largohet dhe të shpallen zgjedhjet.

Tutje, ish-kryeministri ka kritikuar opozitën e Kosovës që po thonë se nuk janë të interesuar që të rrëzojnë Qeverinë pasi po presin që të bie vetë.

Mustafa tha se kjo qasje është gabim dhe nëse mendojnë kështu atëherë lë të bëhen me qeverinë të gjithë së bashku dhe ta dërgojnë në ferr këtë vend.

INTERVISTA E PLOTË NË MËNYRË TË TRANSKRPITUAR:

Ridvan Berisha: Z.Mustafa, si i cilësoni zhvillimet e djeshme në Kuvend, çfarë domethënie kanë për juvë si ish-kryeministër?

Isa Mustafa: Ishin zhvillime shumë të rënda, ishin kthim në vitin 2015 dhe 2016, kur ne kemi pasur veprime të tilla të dhunshme në Kuvend, duket se LVV-së nuk po heq dorë nga dhuna e nga politika e dhunës në institucionet e Republikës së Kosovës. Ajo që ndodhi dje, do të thotë është krejtësisht e papranueshme që një zëvendëskryeministër të godasë me shishë një deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, tjetri ta sulmoj deputetin dhe pastaj e gjith ajo eskaloj në një dhunë ndërmjet deputetëve të Kuvendit. Ne kemi pasur dhunë të tillë në Parlament në vitin 2015, por asnjëri nga qeveritarët nuk ka ndodhur që të sulmoj deputetët ose të ushtroj dhunë mbi deputetët, është e vërtet që deputetët kanë ushtruar dhunë mbi qeverinë, është hedhur gazlotsjellës, shishe të ujit, është hedhur sprej syve edhe nga kryeministri I tanishëm por askush nuk ka qu dorë mbi deputetët dhe kjo është hera e parë që qeveria çon dorë mbi deputetët gjë që flet në çfarë situate ka ardhur demokracia dhe parlamentarizmi në Kosovë.

Mobi Casa

Ridvan Berisha: Në çfarë niveli është demokracia kryeministër Mustafa tani?

Isa Mustafa: Tani është vështirë të flitet për demokraci, demokracia vetëm mundet si mocion pezhorativ të flitet e të shfrytëzohet për krahasueshmëri me të kaluarën, mirëpo nuk kemi fare demokraci. Ne kemi pasur rivalitete të mëdha politike edhe pas luftës, edhe në kohën kur Kosova ende s’i ka menaxhu nuk I ka drejtu institucionet vetë, mirëpo I ka drejtu së bashku me UNMIKUN, edhe më vonë kur jemi pavarësuar kur e kemi shpallur pavarësinë, mirëpo në asnjë rastë ne nuk kemi pasur dhunë ndërmjet subjekteve politike ose dhunë ndërmjet qeverisë dhe kuvendit, qoftë brenda Kuvendit, qoftë jashtë. Hera e parë që u instalua dhuna në Kuvend është nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë do të dëshiroja që më kjo mos të shihet në institucionet e Republikës së Kosovës dhe që LVV të heq dorë nga dhuna, nëse është e gatshme ta qeverisë vendin pa dhunë, le ta qeverisin, nëse nuk është atëherë do t’i bënte shumë mirë edhe vendit edhe demokracisë edhe integrimit tonë evropian euroatlantik të tërhiqet dhe të mos ushtroj qeverisje përmes dhunës.

Ridvan Berisha: Po thoni të shkojmë në zgjedhje sa më parë?

Isa Mustafa: Gjithësesi, s’ka kuptim që vendi të qeveriset në këtë formë, të rrezikohen marrdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë, të bashkëpunohet në mënyrë të fshehur me krerët e Listës Serbe që tani janë në kërkim nga drejtësia vendore dhe janë shpallur si persona të padëshiruar nga ShBA-të, ndërsa në anën tjetër të flitet për patriotizëm, të flitet për qetnik, të flitet për terroristat serbë edhe të ushqehet mllefi, të ushqehet urrejtja te popullata e krejtësisht ndryshe të veprohet prapa perdës me Listën Serbe dhe me njerëzit tonë, gjithësesi nuk dua që të them se ne duhet të acarojmë relacionet me serbët se ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës, ne duhet të komunikojmë me ta, ne nuk duhet të lejojmë që Qeveritarët të gënjejnë popullin sa i përket relacioneve me serbët dhe me ata që çdo ditë i quajnë qetink dhe terroristë.

Ridvan Berisha: Për sa kohë keni qenë në qeveri nga viti 2015 I keni raportuar gjithë ato zhvillime të agravuara të sigurisë të papara ndonjëherë me gazlotsjellës, sulmet ndaj jush personalisht në rrugë me tela xhëmbor, sulmet që ndërkohë ishit në lëvizje me eskortë zyrtare, kam idenë që nuk u përmend zëshëm e gjithë ajo situatë dje në Kuvend edhe për sa kohë po e bëjm këtë lloj interviste.

Isa Mustafa: Unë e pashë në television disa skena të atëhershme dhe të ju them të drejtën, u tmerrova kur I pashë ato skena, I pash njerëzit në ato skena që sot janë në anën tjetër të Vetëvendosjes, ndërkohë që atëherë ishin bartës kryesor të asaj dhunës, të atyre filikaqave, të hudhjes së gazitlotsjellës, nganjëherë është mirë edhe mos me I pa fare, mirëpo është e domodoshme që ta përkujtojnë vetëvetën, që ta përkujtojnë edhe subjektet politike se çfarë ka ndodhur sepse unë i pashë dje disa njerëz që kanë qenë atëherë në LDK e që kanë qenë në forma të ndryshme në qeveri dhe që ishin rreshtuar lartë në podiumin e qeverisë e cila ushtronte dhunë mbi deputetët, e që mendoj se megjithatë duhet t’i sqarojmë gjërat që të jemi shumë transparent, t’i kthehemi edhe njëherë të kaluarës, të themi se çka kanë bërë njerëzit në Kuvend, jashtë Kuvendit, kush janë ata që kanë gjuajtur me bomba të molotovit, ata që kanë gjuajtur me granda, ata që gjuajtur me hekura si iriq që të rrëzohet eskorta e kryeministrit, ata që kanë gjuajtur që ta djegin shtëpinë privaten timen edhe televizionin publik, atëherë janë njerëz që i bëjnë politikat e Kosovës, i shpallin të tjerët terroristë, mirëpo shtrohet pyetja se a kanë ushtruar edhe këta terror.

Ridvan Berisha: A shihni kauzë kohezive të konsoliduar opozitare për t’u përballur objektivisht me një subjekt që sot është në pushtet, e që në gjykimin tuaj, erdhi në pushtet nën kamuflimin se ata përfaqësojnë pastërtinë dhe gjithë ju të tjerët e pëfaqësoni të keqën?

Isa Mustafa: Po duket tash qartë, e tepërt të thuhet se cilën pastërti po e përfaqësojnë këta që janë sot në pushtet, kjo pastërti nuk i nevojitet asnjë vendi, nuk na nevojitet as neve, nuk është kurrëfarë pastërtie është një gënjeshtër, një mashtrim shumë i madh që po ushtrohet dhe është ushtruar ndaj qytetarëve, disave ua kanë larë edhe mendjen, mirëpo njerëzit dalngadal do të vetdijsohen edhe lidhur me këtë situatë, ndërkaq sa i përket kauzës, unë nuk shoh që opozita ka një kauzë të qartë politike se të gjithë po veprojnë nga këndi i tyre, por mendoj se opozita kanë mjaftë argumente, kanë mjaftë materiale, kanë mjaftë opinione që t’I shfrytëzojnë dhe t’i zhvillojnë para qytetarëve të Republikës së Kosovës, t’I zhvillojnë aty në Kuvend, natyrisht jo përmes dhunës por përmes argumenteve, të ju ndihmojnë edhe mediave se edhe mediat tash po zhvillojnë një fushtë, jo një fushatë por një opozitarizëm shumë të faktum edhe shumë të argumentum para qytetarëve dhe do të ishte gabim i madhë që opozita të thotë ne nuk jemi të interesuar të rrëzojmë qeverinë e qeveria duhet të bjerë vetë sepse nëse s’janë të interesum të rrëzojnë qeverinë atëherë shtrohet pyetja çka po bëjnë aty atëherë, pse s’po bëhen edhe vetë qeveri, të bëhet një qeveri me krejt pozitë e opozitë e le ta qojnë në ferr këtë vend.