Mobi Casa

Isa Mustafa: Situata në Veri, më e rëndë se sa para një jave

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se situata aktuale në Veri të vendit është më serioze sesa që ka qenë ditë më parë.

Mustafa ka deklaruar se bashkëpunimi i ngushtë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë një faktor kyç për Kosovën dhe stabilitetin e saj.

“Të gjitha proceset më të rëndësishme në Kosovë, që nga Rambueja e deri më tani i kemi kapërcyer duke bashkëpunuar ngushtë sidomos me SHBA-të. Prandaj, jo vetëm këtë fazë por edhe çdo sfidë në të ardhmen duhet ta bashkërendisim me Shtetet e Bashkuara.

Nuk duhet të ndihemi keq se jemi shtet i vogël dhe t’ua kthejmë fjalën partnerëve tanë strategjik, sepse ata e dinë së paku sa ne sesa jemi sovran, kur akoma nuk e mbikqyrim plotësisht një pjesë të territorit, kur për paqen kujdeset NATO-ja dhe është në fuqi Rezoluta 1244 e KS” deklaroi Mustafa për Indeksonline.

ARKATANA

Tutje, ish-lideri i LDK-së shtoi se shteti ynë është futur në grackën e Serbisë, duke vlerësuar se është e pamundur të zgjidhet situata në Veri pa bashkëpunim të plotë me Bashkimin Evropian dhe ShBA-në.

“Kosova është futur në grackën e Serbisë. Situata tani është tepër më e rëndë sesa para një jave. Është vështirë, për vlerësimin tim edhe e pamundur, që të zgjidhet problemi me komunat e veriut pa pashkëpunuar ngushtë me SHBA-të dhe BE-në. Prandaj do duhej të respektohen kërkesat për prolongim të masave për tabelat dhe të fokusohet në marrëveshjen gjithëpërfshirëse ( e cila i zgjidhë edhe tabelat)” shtoi Mustafa.

Ai gjithashtu vlerësoi se realizimi i kërkesës së ndërkombëtarëve, lidhur me Asociacionin, është e ndrlikuar, pasi ka ndryshuar ambienti dhe momentumi.

“Kërkesa për Asociacionin tani është më e ndërlikuar, sepse ka ndryshuar ambienti dhe momentumi. Ndryshe do të ishte që të bisedohej për këtë temë pa presion politik e ndryshe më një kushtëzim të qartë serb dhe në një presion të madh dhe shumë konkret ndërkombëtar” përfundoi Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.