ARKATANA

Isa Mustafa: SHBA partner strategjik i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Gjatë këtij takimi njoftues, kryeministri Mustafa e informoi ambasadorin Delaëie për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe agjendën integruese euroatlantike, e reformat thelbësore në fusha të tjera, si pjesë e zhvillimit të vendit.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen dhe kontributin e pazëvendësueshëm që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës.

HW

Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen duke shprehur përkushtimin e tij gjatë misionit në Kosovë, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Delawie po ashtu vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.