Mobi Casa

Isa Mustafa: Rrethanat e reja imponojnë sjellje të re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari LDK-së Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka sqaruar situatën e re brenda bllokut, duke gjetur, sipas tij edhe arsyet për këtë situatë. Mustafa ka thënë se momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar se këto dy ditë LDK do të mbaj takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që Kosova sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar përkushtimin e saj që me koalicionin paszgjedhor të bëjë ndryshime të nevojshme për qeverisjen e mirë të vendit. Dy rrethana të reja kanë ndikuar që këtij koalicioni t’i vështirësohet arritja e këtyre objektivave. Janë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i jap të drejtë vetëm PDK-së për të propozuar kryetarin e Kuvendit, dhe kriteret e prezantuara nga Presidentja e Republikës së Kosovës, sigurisht të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, për kushtet e mandatimit të qeverisë së ardhshme, e që janë shumica, partneriteti ndërkombëtar, dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve nga dialogu, përfshirja e komuniteteve në qeverisje dhe listës serbe si dhe gjithëpërfshirja.

Koalicioni është zotuar se do ta votojë kandidatin që e propozon PDK-ja për kryetar të Kuvendit, përpos VV, për të hapë mundësi për konstituimin e Kuvendit. Edhe çështjet e tjera jemi të interesuar t’i realizojmë në harmoni me politikat e vendit, brenda sallës së Kuvendit dhe me votën e shumicës. LDK mbetet konsekuente ndaj partnerëve, por po ashtu momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme. Këto dy ditë LDK do të mbaj takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që vendi ynë sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.