Eko Higjiena

Isa Mustafa: Referendum që rrëzoi referendumin e Albinit e Vjosës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës në raundin e parë të zgjedhjeve ka fituar dy komuna, ndërkaq ka shkuar në balotazh në nëntë tjera. Për ish-kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën, këto zgjedhje janë “Referendumi i dytë” brenda një viti, apo siç e quan ai “Referendum që e rrëzoi atë të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, shkruan Gazeta Express

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 17 tetorit e nxjerrin LDK-në fituese në Komunën e Pejës dhe të Lipjanit.

Kandidatët e LDK-së në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Fushë Kosovë, Vushtrri, Viti, Istog, Junik dhe Dragash, do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi nuk kanë arritur ta sigurojnë fitoren “me të parën”.

Për ish-liderin e LDK-së, Isa Mustafën, zgjedhjet e 17 tetorit janë “Referendumi i dytë” gjatë këtij viti.

Në një prononcim për Gazetën Express, Mustafa ka deklaruar se këto zgjedhje kanë dëshmuar paqëndrueshmërinë e rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme.

“Ishte ky “Referendumi i dytë” gjatë këtij viti. Ose Referendum që e rrëzoi referendumin e Albinit dhe Vjosës. Në fakt këto zgjedhje dëshmuan paqëndrueshmërinë e rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme dhe e vunë në dyshim të plotë bazueshmërinë e këtij rezultati”, ka deklaruar Mustafa.

Ish-kreu i LDK-së thotë së është fatale që Lëvizja Vetëvendosje dhe lista “Guxo” të mos e fitojnë asnjë komunë.

ARKATANA

“Është fatale që VV me Guxo brenda saj të mos e fitojnë asnjë komunë, duke ndenjur ulur në Presidencë, Qeveri dhe Parlament!?”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa deklaron se është pritur të fitohen më shumë komuna në raund të parë, por sipas tij, janë krijuar kushtet që ato të fitohen me balotazh.

Ai shprehet i bindur se kandidati i LDK-së në Prishtinë, Përparim Rama, do ta mposhtë Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa thotë se LDK do të fitojë edhe në Podujevë.

“LDK u tregua vitale në këto zgjedhje. Disa votues konfirmuan se mund të mashtrohen për një kohë të shkurtër por jo gjatë. Është pritur të fitohen më shumë komuna në këtë raund por janë krijuar kushtet që ato të fitohen me balotazh. Jam i bindur se do të fitohet edhe Prishtina, edhe Podujeva dhe komunat që i ka pasur më herët LDK. LDK ka kuadro të mrekullueshme në komuna, ka përkushtim dhe përgjegjësi”, ka deklaruar Mustafa.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale pritet të mbahet më 14 nëntor të këtij viti.

Nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së, 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.