Fundamenti

Isa Mustafa: Qeveria ka harruar mërgimtarët, po bën dhurata elektorale për pak qytetarë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i partisë më të madhe opozitare, LDK’së, Isa Mustafa ka shkruar se Qeveria e Kosovës është duke bërë fushatë parazgjedhore duke bërë premtime me qëllim përfitimin e votave.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka premtuar se me ardhjen e LDK’së në pushtet, Qeveria do të merret edhe me qytetarët që jetojnë jashtë shtetit.

“Kjo qeveri, po vazhdon t’i trajtojë si mos më keq gati gjysmën e popullsisë së Kosovës që jeton larg atdheut. Me djersën e tyre, ata e kanë mbajtur gjallë Kosovën në vitet e saj më të rënda. Kanë mbështetur luftën e saj çlirimtare. I kanë ndihmuar rindërtimit të vendit dhe me paratë që sjellin ata, jeton gjysma e popullsisë së Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Lexojeni të plotë qëndrimin e Isa Mustafës për mërgimtarët:

Qeveria në largim po vazhdon të dëshmojë paaftësinë dhe mungesën e interesimit për të zgjidhur problemet reale të qytetarëve. Në mënyrë të hapur, veprimet e saj krejtësisht parazgjedhore, janë të orientuara ekskluzivisht për përfitime votash.

Thesin e dhuratave, kjo qeveri e ka hapur vetëm për një pjesë të vogël të qytetarëve. Ndërsa, ka harruar krejtësisht mijëra të reja e të rinj, të cilët duhet të fillojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre, në atdheun e tyre.

ARKATANA

Kjo qeveri, po vazhdon t’i trajtojë si mos më keq gati gjysmën e popullsisë së Kosovës që jeton larg atdheut. Me djersën e tyre, ata e kanë mbajtur gjallë Kosovën në vitet e saj më të rënda. Kanë mbështetur luftën e saj çlirimtare. I kanë ndihmuar rindërtimit të vendit dhe me paratë që sjellin ata, jeton gjysma e popullsisë së Kosovës.

E kjo qeveri, nuk është e zonja ta zgjidhë asnjë problem të tyre. Ata gjobiten që në kufi kur vijnë të çmallen në atdheun e tyre. Ata trajtohen në mënyrë të padinjitetshme nga zyrat e shtetit të tyre. Atyre, qeveria në largim nuk ka mundur t’ua zgjidhë as problemin e pensioneve.

Qeveria që ne do të udhëheqim pas zgjedhjeve, në një afat shumë të shkurtër, do të përmbyllë të gjitha detyrimet karshi qeverisë së Zvicrës, që kosovarëve t’ua mundësojë të përfitojnë pensionet e tyre. Atyre do t’ua mundësojë të ndjehen të dinjitetshëm dhe krenarë për punën që kanë bërë dhe për kontributin që i kanë dhënë Kosovës.

Qeverisja e LDK-së, në 100 ditët e para të saj, do t’u krijojë lehtësi ardhjeje në atdhe, duke zgjidhur problemin e sigurimit të automjeteve të tyre, do t’i trajtojë si qytetarë të barabartë dhe do t’u ofrojë shërbime të privilegjuara publike gjatë kohës sa qëndrojnë në Kosovë.

Ndërsa, gjatë tërë kohës, qeveria e drejtuar nga LDK do të angazhohet për t’u krijuar mërgimtarëve tanë kushte të kthehen në Kosovë, në mënyrë që nga përvoja dhe kapaciteti i tyre financiar, të bëhen pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për ta bërë Kosovën një vend me perspektivë ekonomike, mirëqenie sociale, demokraci të mirëfilltë, shtet të denjë për të qenë pjesë e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.