Eko Higjiena

Isa Mustafa priti deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa i njoftoi deputetët shqiptarë me progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Programit Qeverisës, që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor, agjendën evropiane, reformat thelbësore në arsim dhe shëndetësinë bashkëkohore.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu shprehu rëndësinë që ka për Kosovën avancimi i vazhdueshëm i proceseve dhe i gjendjes së përgjithshme të qytetarëve shqiptarë në tre komunat, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të kontribuuar në këtë drejtim.

HW

Deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, pasi vlerësuan progresin që po arrihet në Kosovë, e njoftuan kryeministrin Mustafa për zhvillimet e fundit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.

Ata ndanë shqetësimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me gjendjen aktuale të shqiptarëve, duke kërkuar përkrahjen e mëtejshme të Kosovës për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të kësaj pjese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.