Isa Mustafa pret kthimin e Kadri Veselit nga Amerika për t’i “inauguruar” ministrat e rinj

Në fillim të javës se ardhme do të bëhet emërimi i tri pozitave më të rëndësishme qeveritare.Sipas burimeve, zv/kryeministër i parë do të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ndërsa – Gani Kocit do të zë vendin e tij aktual, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, vendin e mëparshëm të Hashim Thaçit, sipas burimeve të PDK-së do ta merr Enver Hoxha edhe pse është thënë se mundet që në krye të MPJ të jetë Petrit Selimi.
Hajredin Kuçi, ka thënë se ende nuk kanë vendosur nga partneret e koalicionit për emërimin e pozitave më të rëndësishme të qeverisë, por ai as nuk dha një datë të saktë se kur mund të bëhet emërimi i zyrtarëve të Qeverisë, transmeton RTK.
Indeksonline kishte raportuar para shumë kohësh se këta do të jenë emrat që do të marrin pozita të reja në qeveri. Ndërkaq edhe pse është folur se ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të largohet nga kjo pozitë, kjo nuk do të ndodh.
Po ashtu Indeksonline mëson se kthimi i ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga vizita në Amerikë do t’i jap vulën përfundimtare ndryshimeve në qeveri. /Indeksonline/