ARKATANA

Isa Mustafa plot optimizëm: për javën që shkoi dhe javën që vjen!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një postim në profilin e tij në FB të dielen paradite ka njoftuar se do të udhëtojë në Budapest, ndërsa nesër atje do ta takojë homologun e tij nga Hungara, Viktor Orbán.

Mustafa pokështu ka thënë se me shefin e Qeverisë hungareze do të bisedojë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset eurointegruese. Përveç kësaj Mustafa i është kthyer ngjarjeve në vend, kur ka thënë se “java që po e lëmë pas, ishte me shumë ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme”.

Në Vijim postimi i Mustafës:

Miq të nderuar,
Më 2 maj, në Budapest, do takoj Kryeministrin e Hungarisë, z. Viktor Orbán, me të cilin do të bisedojmë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset eurointegruese.

Eco Higjiena

Java që po e lëmë pas, ishte me shumë ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme.

Në mbledhjen e Qeverisë kompletuam të gjitha kushtet për fillimin e implementimit të programit kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, nga i cili pritet që vendi ynë të përfitojë qindra miliona dollarë investime në fusha, të cilat do ti vlerësojmë me përparësi së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është një përkrahje e fuqishme dhe e veçantë që Shtetet e Bashkuara po i japin vendit tonë. Qeveria, po ashtu, ndau 300 mijë euro për Programin Fulbright, të Departamentit të Shteteve të Bashkuara, me qëllim të përkrahjes së studentëve, hulumtimeve shkencore, këmbimit dhe ngritjes së kuadrit universitar, kurse pritet që pjesëmarrja financiare e SHBA të jetë disa herë më e madhe për Kosovën në këtë fondacion.

Qeveria aprovoi Kornizën Afatmesme Buxhetore, e cila parasheh rritje reale mbi 20% të të hyrave buxhetore për tre vitet e ardhshme. Këto janë rezultate të nxitjes së aktiviteteve ekonomike, racionalizimit të shpenzimeve, rritjes ekonomike dhe stabilitetit makroekonomik dhe buxhetor, të cilat po i realizon kjo Qeveri.

Në Bruksel takova Kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, dhe znj. Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri dhe nënkryetare e Komisionit Evropian. Biseduam për proceset integruese evropiane të Kosovës dhe në veçanti për liberalizimin e vizave. Konstatuam si një të arritur të madhe nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe progresin e shënuar në përmbushjen e të gjitha kërkesave të BE-së për liberalizimin e vizave. Takova edhe mikun tonë, Presidentin e EPP-së, Joseph Daul me të cilin bisedova për shumë çështje të përbashkëta.
Vlerësoj se ky do të jetë një vit i veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën.
Qytetarët e Kosovës meritojnë lajme të mira. IM/gazeta blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.