Fundamenti

Isa Mustafa përgëzon Hazirin për punën e madhe gjatë 100 ditëshit të qeverisjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mustafa ka thënë se është i impresionuar me punët e mira që ka parë në Gjilan, duke thënë se Lutfi Haziri i ka bashkuar të gjitha subjektet politike për ta zhvilluar Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorët komunal, ku ka parë nga afër punët që po zhvillohen në Komunë, duke përgëzuar për suksesin e madh që ka arritur kryetari Haziri gjatë 100 ditëshit të qeverisjes së bashku me ekipin e tij.

Mustafa ka thënë se është i impresionuar me punët e mira që ka parë në Gjilan, duke thënë se Lutfi Haziri i ka bashkuar të gjitha subjektet politike për ta zhvilluar Komunën e Gjilanit.

Eco Higjiena

Kryetari Haziri e ka falënderuar zotin Mustafa për vizitën, ndërsa është shprehur se jemi bashkuar të gjithë për avancimin e të gjitha sektorëve komunale si: shëndetësinë, arsimin, ekonominë, urbanizmin, kulturën, sportin etj., dhe ndryshimet në favor të tyre po i shohin përditë qytetarët e Gjilanit.

Vizita e kreut të LDK-së Isa Mustafa korrespondon me mbajtjen e takimit të sotëm të Bordit të Drejtorëve, të cilët kanë raportuar për punën 100 ditëshe të të gjitha drejtorive komunale./rajonipress/