ARKATANA

Isa Mustafa: PDK ishte ideatore e mocionit!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, pak ditë pas rrëzimit të Qeverisë ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës e rikonfirmoi edhe një herë se është parti e kullave dhe dredhive. Mustafa ka nënvizuar, mangësitë që po përshkojnë këtë proces zgjedhorë e që është mungesa e reformës zgjedhore.

Sipas të njëjtit, ata që bënë koalicion nën panik, pak para mesnatës, nuk ishin të interesuar për reformë, pasi ata donin ta çonin vendin në zgjedhje, duke e ditur që rënia e tyre është e madhe, ndaj po përpiqen të shpëtojnë çka mund të shpëtohet.

Kryeministri Mustafa ka thënë se PDK-ja i ka shkelur zotimet politike, të cilat i ka premtuar gjatë bërjes së koalicionit qeverisës me partinë e Mustafës.

ARKATANA

“…tashmë është e qartë se PDK-ja është ideatore, porositëse dhe kreatore e mocionit që e rrëzoi edhe vetveten, pra Qeverinë ku ishin edhe ministrat e PDK-së. Ndërkaq, Nisma vetëm e ka lexuar atë, pra i ka kryer një shërbim PDK-së, me kusht që kjo e fundit t’i premtoj pozita në një Qeveri, e cila kurrë nuk do të jetësohet. Ne nuk kemi pasur kurorë me PDK-në, por zotime politike të cilat i kanë shkelur. Pretenduan lart dhe ranë në fund të pusit”, ka thënë Mustafa në një intervistë për gazetën Bota Sot.Tutje Isa Mustafa ka komentuar edhe kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ai ka shprehur bindjen se Hoti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Mustafa thotë se ka kandidatë që kërcënojnë e shantazhojnë punëtorët e administratës shtetërore, që kërcënojnë partneritetin strategjik me SHBA-të dhe BE-në, që kanë hequr dorë nga liberalizimi i vizave e që rrezikojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës.“Synimet tona të padiskutueshme janë fitorja plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit, vazhdimi i reformave të udhëhequra nga Qeveria e kryesuar nga LDK-ja dhe shkapja përfundimtare e shtetit nga e keqja, proces që ne e kemi nisur dhe ne do ta përfundojmë. Tashmë, është e qartë se kryeministër i Republikës së Kosovës do të jetë Prof. Dr. Avdullah Hoti”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.