ARKATANA

Isa Mustafa pajtohet me Haradinajn për qëndrimet kundër Serbisë, por jo edhe për taksën!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka kritikuar qëndrimet e Serbisë karshi Kosovës.

Ngjashëm me fjalët e Haradinajt pas të cilave vendosi taksën 100% ndaj Serbisë, Mustafa zgjedhë fjalë kundërshtuese ndaj politikës serbe.

FIDANISHTJA

Por, i pari i LDK-së nuk ndanë të njëjtin mendim me Haradinajn edhe për taksën.

“Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës.
Sërbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare.
Politikat e fqinjësisë së mirë, paqës dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke.
Prandaj do të ishte mirë të lihet anash mentaliteti i trashëguar armiqësor dhe të punohet për të kultivuar një mjedis në të cilin punojmë për prosperitet të qytetarëve tanë” shkruan Isa Mustafa në Facebook./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.