Uji Dea

Isa Mustafa: Nuk kam informata se si ndodhi konflikti në Kumanovë

/ 2 minuta lexim

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk ka shumë informata se si ka ndodhur konflikti në Kumanovë. Ai ka thënë se krejt atë çka dinë është vetëm ato që është parë në media dhe se çka është thënë nga drejtuesit politikë.

“Jo nuk jemi informuar. Nuk e di çka ndodhi në Kumanovë, nuk kemi informata të sakta. I di vetëm pasojat. Linja e komunikimit mes Qeverisë dhe AKI-së, ekziston gjithmonë. Ata kanë bërë punën e tyre por është e vështirë që njerëzit të përcillen individualisht”, ka thënë Mustafa

Mustafa ka thënë se duhet të behët një hetim i thellë për ngjarjet e Kumanovës. I pari i qeverisë thotë se kjo ngjarje i ka tensionuar edhe raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Mobi Casa

Ai ka thënë se për Kumanovën ka folur edhe me kryeministrin e Maqedonisë, por siç ka treguar ani nuk janë dhënë shumë detaje për këtë ngjarje.

Mustafa ka thënë se në takim janë dakorduar që të mos ketë më këso konflikte dhe të këtë bashkëpunime mes Policisë së dy shteteve.

“Kërkova që në trajtimin e të burgosurve të zbatohen kriteret ndërkombëtare dhe të ketë bashkëpunim mes policive të të dy vendeve dhe të ketë hetime ndërkombëtare”, tha Mustafa për kërkesën drejtuar Gruevskit.