UBT

Isa Mustafa: Nuk ka ridefinim të marrëveshjes

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit që pati me presidenten Atifete Jahjaga ka thënë se Blloku VLAN nuk e kanë shqyrtuar ridefinimin e marrëveshjes sikur ishte spekuluar ditë më parë.

“VLAN nuk e ka shqyrtuar mundësinë e ridefinimit të marrëveshjes të cilin e ka arritur më parë. Zgjidhja duhet të ndodh në mes të koalicionit paszgjedhorë dhe vullnetit të atij parazgjedhorë”, ka thënë Mustafa, duke lënë të kuptohet se PDK si koalicion parazgjedhorë në këtë rast nuk i ka numrat dhe rrjedhimisht duhet të lëshoj rrugë për krijimin e institucioneve.

Mobi Casa

Mustafa poashtu është shprehur kundër një takimi të të gjithë liderëve te presidentja mirëpo jo edhe i atyre takimeve ndaras. I pari i LDK-së poashtu ka potencuar se pozitat nuk janë të rëndësishme për Bllokun, por gjetja e një zgjidhje sa më parë./Zeri/