ARKATANA

Isa Mustafa: Nuk jap dorëheqje

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa deklaroi pak çaste më parë se nuk do të jap dorëheqje nga kreu i LDK’së përkundër humbjes që pësoi dje.“Nuk kam kohë për dorëheqje. Kemi shumë punë për të bërë. Zgjedhjet e brendshme në LDK mbahen në vjeshtë”, tha Mustafa.

Me kënd po tallet LDK: Jemi partia më e madhe në vend

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron vetën si partinë më të madhe në vend, pavarësisht se nga më se 99 përqind të votave të numëruara ajo ngec me rreth 5 përqind prapa PDK’së .

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e LDK’së.

Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson procesin e djeshëm zgjedhor për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cmon lart kulturën e sjelljes së qytetarëve të Kosovës gjatë gjithë procesit.

Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon institucionet që e kanë përgatititur dhe administruar procesin.

Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon të gjitha strukturat e saj, të gjithë aktivistët, si dhe komisionerët dhe vëzhguesit që me punën e tyre ndihmuan për një proces të regullt zgjedhor.

Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë votuesit e saj, të cilët edhe një herë, me votën e tyre, e mbështetën fuqimisht LDK-në.

Me votën e fituar si parti që ka garuar e vetme në zgjedhje, LDK-ja u konfirmua si partia më e madhe në vend.

ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës do të respektojë vullnetin e votuesve të saj në të gjitha vendimet që do të marrë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të presë certifikimin e rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dalë me një qëndrim përfundimtar rreth ecurisë së procesit.

Gazmend Muhaxheri: LDK është e para, PDK fitoi me koalicione

Anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë në vend pasi PDK ka fituar me anë të koalicionit parazgjedhor

(E plotesuar)

Muhaxheri ka marrë pjesë në takimin e Kryesisë së LDK’së ndërsa ka thënë se nuk është e nevojshme që askush nga LDK të japë dorëheqje për shkak të humbjes.

Mblidhet Kryesia e LDK’së – a do të jap dorëheqje Isa Mustafa?

Burime të Gazetës Bota press bëjnë të ditur se në këto momente është mbledhur Kryesia e LDK-së në Prishtinë në të cilën po shqyrton rezultatin zgjedhjeve të 8 qershorit.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se Isa Mustafa nuk dot ë forojë dorëheqjen dhe këtë nuk është duke ia kërkuar asnjë prej anëtarëve të kryesisë.

Një anëtar i Kryesisë së LDk-së i ka thëën Botapress-it se LDK-ja do të vazhdojë veprimin e vet politik në Kuvend dhe dot përgatitet për zgjedhjet e rregullta që parashihet të mbahen në vjeshtën e këtij viti./express/