Isa Mustafa: Nuk do ta tolerojë oligarkinë në vendin tonë të vogël
“Jemi duke punuar me Ministrinë e Financave dhe ATK’në për trajtimin e barabartë për të gjitha subjektet ekonomike dhe qytetarëve. Nuk ka zhvillim të mirëfilltë ekonomik, nëse nuk krijohen kushte të barabartë për konkurrencë në treg. Do të sigurojmë analiza laboratorike të cilësisë së grurit dhe miellit që e përdorim dhe që është importuar. Po ashtu do të kërkoj një auditim të mënyrës së doganimit, përkatësisht zhdoganimit por edhe të tatimimit të subjekteve ekonomike, pa i dalluar ato” ka thënë ndër të tjera Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për Express.
“Aktualisht jemi duke punuar me Ministrinë e Financave, Administratën Doganore dhe Administratën Tatimore për të rritë transparencën, për të ulë evazionin dhe për të siguruar trajtim të barabartë të të gjitha subjekteve ekonomike dhe qytetarëve. Ditëve të fundit ka pasur shkrime në media lidhur me importimin e grurit dhe cilësinë e tij si dhe lidhur me monopole dhe oligarki ekonomike në këtë vend të vogël e të pazhvilluar. Këto tema, janë shumë serioze për mua dhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Nuk ka zhvillim të mirëfilltë ekonomik, nëse nuk krijohen kushte të barabartë për konkurrencë në treg.
Po ashtu duhet të eliminohen të gjitha kanalet që mundësojnë licencim dhe dhënie të tenderëve sipas kanaleve dhe interesave të veçanta. E kemi për detyrë të sigurojmë një rregull dhe një rend në ekonomi. Do të sigurojmë analiza laboratorike të cilësisë së grurit dhe miellit që e përdorim dhe që është importuar. Po ashtu do të kërkoj një auditim të mënyrës së doganimit, përkatësisht zhdoganimit por edhe të tatimimit të subjekteve ekonomike, pa i dalluar ato. Janë çështje që nuk mund të bëhen për një ditë, por zgjidhja e tyre krijon besim te Qeveria dhe te qytetarët por edhe besim mbi Administratën Doganore dhe atë Tatimore.”ka thënë Mustafa për Gazetën Express.


