Fundamenti

Isa Mustafa: Nuk do lejoj që Kurti të na tallë dhe të shkarkojë çdo ditë nga një ministër tonin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se subjekti i tij do të nisë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë pas shkarkimit të ministrit të brendshëm, Agim Veliu, nga kryeministri Albin Kurti.

I njëjti ka thënë se nuk ka qenë arsye kryesore shkarkimi për mocionin.

‘’Vendimi nuk na prishë por vetëm e ka derdhur gotën krejt. Parësore janë marrëdhëniet me Amerikën dhe partnerët tonë, kemi pasur një qeveri shumë papërgjegjësi ndaj marrëdhënieve tona me miqtë ndërkombëtar’’, tha Mustafa.

Mobi Casa

‘’Ambasada amerikane kërkoi sot të hiqet taksa përsëri, ndërsa ambasadori Grenell më shkruan cdo ditë se kur do të hiqet taksa, unë nuk kam përgjigje. Vendimi nuk na prish apo ndreq por vetëm e ka derdhur gotën krejt. Parësore janë marrëdhëniet me amerikën dhe partnerët tonë, kemi pasur një qeveri shumë papërgjegjësi ndaj marrëdhënieve tona me miqtë ndërkombëtar’’, shtoi ai.

Tutje ai shtoi se i ka shkruar Kurtit pas vendimit për shkarkim duke i thënë se është i gabuar dhe arbitrar.

‘’Nuk shoh mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje pasi vendi është në situatë emergjente dhe nuk mund të mbahen zgjedhje. Kemi pasur pajtim që të qëndrojmë në qeveri por nuk do lejoj që Kurti të na tallë dhe të shkarkojë çdo ditë nga një ministër pasi ne jemi parti serioze’’, tha Mustafa./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.