RCCOLA

Isa Mustafa: Në qeverinë time çdo qeveritar që ka pas probleme me drejtësinë është tërhequr

/ 1 minutë lexim

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar se në Qeverinë e tij ka pasur kritere tjera.

Ai ka bërë me dije se në mandatin e tij secili qeveritar që ka pasur probleme me drejtësinë ka dhënë dorëheqje.

Mustafa ka vlerësuar se për shkak të skandaleve në MINT edhe ministrja Rozeta Hajdari është dashur të jap dorëheqje.

Fundamenti

“Në qeverinë që kam udhëhequr unë ka pasur kritere tjera. Çdo qeveritar që është ballafaquar me drejtësinë, pa marrë parasysh që vepra nuk është lidhur me atë mandat, është tërhequr nga qeveria. Në këtë qeveri ka shumë njerëz me aktakuza, ata jo që s’po japin dorëheqje por po e sulmojnë sistemin e drejtësisë pse po merret me ta”, ka thënë Mustafa për gazetën Blic.

Ajo ka theksuar se është fat i madh për Kosovën që ende nuk është kapur sistemi i drejtësisë.

“I vetmi fat i këtij vendi është se shtylla e drejtësisë nuk është kapur as edhe Gjykata Kushtetuese dhe se mediat po sillen në shumicën e tyre si të pavarura dhe profesionale”, ka deklaruar Mustafa.