ARKATANA

Isa Mustafa në kushtetuese

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Seanca konstitutive e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës i ka përngjarë shumë seancës së njëjtë të legjislaturës së katërt.

Isa Mustafa që tash është zgjedhur kryetar i parlamentit të Kosovës, asokohe nuk ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por mund ta ketë fatin e njëjtë me të zgjedhurin e atëhershëm për president të vendit, Behgjet Pacollin.

Ishte Mustafa dhe LDK-ja e tij që kishin kontestuar zgjedhjen e Pacollit duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

UBT

Organi më i lartë kushtetues kishte konstatuar se, seanca ku qe zgjedhur presidenti ka qenë e parregullt.

Tre vjet pas, Partia Demokratike e Kosovës do t`i kërkojë Gjykatës Kushtetuese vendim të ngjashëm, pra shfuqizim të një pjese të seancës konstituive, kur LDK-AAK e Nisma me prezencë edhe të komuniteteve pakicë, e zgjodhën Isa Mustafën për kryetar të parlamentit. /Tribuna/