Mobi Casa

Isa Mustafa: Në bazë të sondazheve jemi partia më e madhe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës sot është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të zgjedhet Kryesia e re e kësaj partie. I pari i LDK’së, Isa Mustafa, në fillim të takimit ka folur për zgjedhjet e kaluara të cilat partisë së tij i siguruan 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa ka thënë se në bazë të sondazheve, LDK’ja është partia më e madhe, ndërkaq ka theksuar se partia e tij qeveris në shumicën e komunave të Kosovës.

“Dëshiroj që sot ta them para jush që LDK është subjekti me numrin më të madh të komunave që qeverisin, po ashtu matjet e opinionit publik LDK’në e radhisin si të parën për besimin me mbështetje të lartë. Do të bëj një kronologji të zgjedhjeve të fundit nacionale dhe lokale. Në këto zgjedhje kemi hyrë pas mocionit dhënë atë herë. Me këtë kolaicion në zgjedhjet e fundit si LDK kemi marrë 29 ulëse në Kuvend dhe pas konstituimit të Grupeve Parlamentare, LDK ka mbetur me 25 vende në Kuvemd krahasuar me grupet e tjera parlamentare”, ka thënë Mustafa.

FIDANISHTJA

Ndërkaq zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, para takimit ka thënë se në këtë mbledhje nuk do të diskutojnë për tema që kanë të bëjnë me mandatarin për kryeministër dhe për koalicionet parazgjedhore.

Përveç kryesisë do të diskutohet edhe për zgjedhjet e fundit lokale e nacionale, ndërkohë ende nuk dihet nëse do të diskutohet për mandatarin për kryeministër dhe për koalicionin me Vetëvendosjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.