Mobi Casa

Isa Mustafa: MSA i hap perspektivë të gjithanshme vendit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se bëhet fjalë për një dokument që është në piedestalin e marrëdhënieve të vendit tonë me Bashkimin Europian.

Ai falënderoi të gjithë ata në Kosovë që kanë punuar për këtë Marrëveshje, dhe BE-në për rrugën e hapur për Kosovën, raporton Koha.net.

Marrëveshja ofron kushte për raporte më dobiprurëse ekonomike me BE-në. Pres votim nga të gjithë si një dokument shumë i rëndësishëm për vendin. Nuk shtrohet pyetje se çka është vendi ynë dhe cili është relacioni me BE-në, por si t’i përmbushim kërkesat.

Eco Higjiena

Fryma e marrëveshjes është frymë e qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruara vazhdimisht orientimin dhe përkatësinë europiane.

Edhe ky paralajmëroi se së shpejti do të kemi edhe lajmin për liberalizimin e vizave.

http://koha.net/?id=27&l=82384