Isa Mustafa merr në mbrotje Vjosa Osmanin, Gjykata nuk nxorri as fitues e as humbës

Lideri i LDK’së Isa Mustafa ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por në reagimin e tij ai më shumë e ka mbrojtur Vjosa Osmanin e cila e ka përfaqësuar koalicionin në Gjykatë. Sipas Mustafës vendimi i Gjykatës nuk ka nxjerrë as fitues e as humbës.
Vjosa Osmani e bëri shkëlqyeshëm punën e saj.
Dje ishim dëshmitarë të një prezantimi brilant të zonjës Vjosa Osmani në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese. Ishin argumente shumë të qarta dhe të bazuara kushtetuese me dokumentim, që u prezantuan nga Vjosa.
Vjosa Osmani, edhe pse kishte lënë dy fëmijët në Australi, me përkushtimin më të madh punoi në përgatitjen e përgjigjes për këtë gjykatë, e cila përgjigje u përkrahë nga LDK, AAK, Nisma, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Unë shpreh mirënjohje për këtë punë të madhe dhe të përkushtuar. Vendimi është i Gjykatës Kushtetuese dhe jo i zonjës Osmani. Por vendimi ynë është që LDK, AAK dhe Nisma ta qojnë deri në fund projektin e përbashkët të tyre për ndryshime në qeverisjen e këtij vendi. Vendimi i
Gjykatës Kushtetuese, të prezantuar në një komunikatë për media, nuk e shoh as si djegëje e as si fitore të njërës apo tjetrës palë, por dua të theksoj se Kuvendi vendosë në mënyrë demokratike me votat e mbi gjysmës së deputetëve, prandaj do të fitojë ai që siguron këto vota edhe kësaj radhe.