UBT

Isa Mustafa: Me neve janë shumica dërmuese e deputetëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me grupin joformal parlamentar 6+, ka thënë se ai beson se në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës blloku LDK-AAK-Nisma do të kenë votat e shumicës dërmuese të deputetëve.

“Nuk mund të flasë për votat e deputetëve të Grupit 6+, por ata ishin shumë bashkëpunues për projektin tonë që ka të bëjë me kundërshtimin e Qeverisë Thaçi”, ka thënë Mustafa.

Uji Dea

Në anën tjetër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se qëllimi është që mos të humbet më shumë kohë dhe seanca e nisur më 17 korrik të përmbyllet duke e zgjedhur kryetarin e Kuvendit e më pas edhe Qeverinë. /Indeksonline/