Isa Mustafa ‘masakron’ koalicionin ‘PAN’
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, raporton “Zeri.info”.
Mustafa përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se koalicioni mes PDK-së dhe Listës Serbe duhet të rrëzohet dhe të themelohet një koalicion më i madh pa PDK-në dhe pa Listën Serbe.
Postimi i plotë i Mustafës:
Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës.
Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend.
Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe.
Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!

