UBT

Isa Mustafa, Lutës: Bacë u krye?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lideri i LDK-së Isa Mustafa në tubimin përmbyllës në Gjilan tha se LDK do e marrë pushtetin vitin e ardhshëm në tërë Kosovën dhe do i japi namin tërë Kosovës. Gjilani me këtë pamje që po shoh sot nuk ka nevojë për balotazh, andaj Lutfi Haziri qysh tash po të them “Bacë u krye? tha Isa Mustafa. Lutfi Haziri tha se pas 3 nëntorit Gjilani nuk do të plaçkitet e as kushtëzohet sepse më 3 nëntor do t`i largojmë rrugaçët nga keqqeverisja.

Halla e sporteve “Bashkim Selishta” ka qenë e vogël për t`i zënë të gjithë adhuruesit dhe aktivistët e LDK-së. Në tubimin përmbyllës të këtij subjekti politik ku merrte pjesë Isa Mustafa me shoqëruesit e tij dhe këngëtaren Adelina Ismajli u tha se LDK-ja do ta marrë qeverisjen në tërë vendin dhe do të kthejë namin këtij vendi raporton rajonipress.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri tha se na u desht ta bllokojmë Gjilanin për dy orë sepse na bllokuan stadiumin e qytetit, por nuk mundën të na bllokojnë këtë sallë.”Në Gjilan të gjithë janë bërë me LDK sepse janë quar në këmbë ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të gjithë ish zyrtarët e LDK-së dhe populli. Tani nuk do të lejojmë të sillemi si jetimë nga kjo parti e keqe në ikje. Gjilani nuk duron e as nuk mashtrohet dhe Gjilani nuk është fasadë” tha Haziri.

Haziri tha se Gjilani po plaçkitet, por më 3 nëntor do të pësojë keq edhe ai jabanxhija që po vjen 12 herë brenda javës këtu e po premton pa mbulesë. “Gjilani është i vetmi qytet që s`ka kinema , s`ka as bibliotekë, kurse Thaçi sot premtonte autostradë. Ne me Isa Mustafën kryeministër ju premtojmë autostradë , por jo nga Shkupi e Ferizaji, por Gjilan- Prishtinë”.

Lutfi Haziri i entuziazmuar nga turma e madhe tha se qeveria aziatike ka përfunduar sot në Gjilan dhe i ka bajtur plaçkat. “Punën do ta kryejmë të dielën dhe nuk do të ketë nevojë fare për balotazh dhe me fitoren tonë do ta ndalim rrënimin e diskriminimin që i është bërë Gjilanit për një kohë të gjatë” tha Haziri.

Haziri në fund tha se me votën e qytetarëve të Gjilanit më 3 nëntor do t`i largojmë rrugaçët nga qeverisja.

Mobi Casa

Kurse Isa Mustafa gjithashtu i entuziazmuar nga turma tha se Lutfi Hazirit qysh sonte po ia urojë fitoren.”Lutë bacë u krye” ishte urimi i Isa Mustafës.

Mustafa tha se Gjilani gjithmonë ka ditur të nderojë liderët e mirë dhe më 3 nëntor gjithashtu vendimi i juaj është historik sepse askush më nuk do ju ndalojë dhe askush më nuk do të përfitojë e terrorizojë në emrin e juaj”.

Mustafa ka apeluar tek KQZ dhe institucionet shtetërore që mos të lejojnë kurrfarë abuzimi me votat sepse pastaj të gjithë do të pësojmë. “Veprimet e kundërligjshme nuk do të tolerohen nga LDK-ja. Edhe tani së fundit Qeveria ka ndarë 4 milion euro për komunat e PDK-së, por ne nuk e dimë a janë ndarë për fushatë apo për nevoja tjera”.

Mustafa tha se LDK-ja do e marrë pushtetin vitin e ardhshëm kurse vendimi për Gjilanin është marrë sonte . “Gjilani nuk ka nevojë fare për balotazh kështu që mund t`ia urojë sonte fitoren Lutës” përfundoj Mustafa.

Masën e tubuar i ka argëtuar Adelina Ismajli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.