UBT

Isa Mustafa: Liberalizimi i vizave më 2015

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri Isa Mustafa tha se rritje të pagave do të ketë në periudhën e qeverisjes katër vjeçare, por se kjo do të bëhet në përputhje me rritjen ekonomike. Tha se gjatë qeverisjes së tij nuk do të ketë rritje të ndikimit të Beogradit në Kosovë, derisa ka mbrojtur funksionimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Mustafa nuk deshi të jap data por tha se beson se vitin e ardhshëm do të liberalizohen vizat.

“Unë jam shumë i bindur se vitin e ardhshëm ne do ta kryejmë këtë punë. Do të bëjë përpjekje maksimale që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të punojmë me ngulm që t’i bindi dhe që të kemi mirëkuptimin e vendeve kryesore të BE’së që këtë proces ta përmbyllim”, tha Mustafa.

Isa Mustafa: Ministrat e kanë kaluar testin për qeverisje me duar të pastra dhe nuk kanë probleme me ligjin (Video)

Isa Mustafa ka mbrojtur Qeverinë e tij me shumë ministra derisa tha se për secilën Ministri do të ketë nga dy zëvendësministra.

E gjithë kjo sipas Mustafës për shkak të kryerjes së detyrave dhe jo për rehatimin e njerëzve me pozita.

Tha se Ministrat e tij e kanë kaluar testin e korrupsionit dhe se në Qeverinë e tij nuk ka ministra të tillë.

ARKATANA

“Unë jam shumë i bindur që të gjithë ministrat që janë të kësaj Qeverie e kanë kaluar këtë test”, tha Mustafa i pyetur për luftimin e korrupsionit dhe qeverisjen me duar të pastra.

“Ne i kemi të dhënat se asnjëri prej tyre nuk ka pasur problem me ligjin, aktualisht nuk është ngrit aktakuzë ndaj asnjërit edhe që ata mund ta bëjnë punën e tyre”, tha Kryeministri.

Isa Mustafa: Nuk kam parë intencë te Thaçi për të ndërhyrë në punën time si Kryeministër (Video)

Kryeministri Isa Mustafa thotë se kanë respekt të ndërsjellë me liderin e PDK’së, zëvendësin e tij dhe Ministrin e tij të jashtëm Hashim Thaçi dhe se nuk ka parë te ky i fundit tendencë për tu përzier në kompetencat e tij.

Tha se Qeveria është Qeveri e Kryeministri-Kryeministër dhe se Kryeministër është ai.

“Përgjegjësitë janë të ndara prandaj nuk ka ndërhyrje të përgjegjësive tek njëri-tjetri. Nuk e kam pa te asnjë rast këtë intencë as te z.Thaçi as te PDK prandaj nuk kam tjetër çka lodhem për atë sepse është fjala për sendërtim të përgjegjësive të cilat i kemi në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.