Isa Mustafa: LDK do të qeverisë gjatë, Misioni i Thaçit do të shkojë në opozitë

Gjilan – Isa Mustafa duke prezantuar kandidatët e LDK-së për deputet në Gjilan tha se LDK-ja po përgatitet të qeverisë gjatë kurse Misioni i Ri i Hashim Thaçit më 8 qershor do të shkojë në opozitë. Ky Mision e ka degraduar shoqërinë kosovare, shtetin e Kosovës dhe e meriton që më 8 qershor përfundimisht të shkoj atje ku e ka vendin tha Isa Mustafa.
Isa Mustafa i shoqëruar nga Lutfi Haziri dhe zyrtar tjerë të lartë të LDK-së ka marr pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputet nga Gjilani: Fatmir Rexhepi, Sabit Rrustemi, Lirije Kajtazi, Naim Behluli e Murat Hoxha raporton rajonipress.
Mustafa ka folur për programin ekonomik, fushën e bujqësisë, zhvillimin e infrastrukturës dhe papunësinë madhe në Kosovë derisa ka akuzuar Qeverinë Thaçi e cila sipas tij e ka anashkaluar Anamoravën.
“LDK-ja do të fitojë më 8 qershor dhe fryma e fitores po afrohet çdo ditë dhe ky ndryshim i madh që i duhet Kosovës do ta fundos njëherë e përgjithmonë një qeveri ku ka dominuar korrupsioni, krimi i organizuar. Qytetarët e Kosovës dhe të Anamoravës nuk presin asgjë nga një qeveri që ka atakuar demokracinë, drejtësinë. Të bëhemi bashkë dhe më 8 qershor Thaçin dhe satelitët e tij t`i qojmë në opozitë” tha Mustafa.
Mustafa tha se me fitoren e LDK-së do të forcohet shteti i Kosovës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucione.”Zgjedhjet e kaluara ishin abuzuar dhe tash LDK nuk do të tolerojë të vidhet vota dhe nuk do të lejojmë abuzimin e saj. Do e mbrojmë çdo votë tuajën dhe normalisht që kemi nevojë edhe për përkrahjen e SHBA e të Brukselit” tha Mustafa.
Mustafa tha se kjo qeveri nuk ka investuar në Anamoravë, as në Kamenicë e as në Gjilan. “Asgjë që është në interes të këtij regjioni kjo qeveri nuk ka investuar me përjashtim të 9 milion borxheve që ua ka lënë. LDK-ja do ta zhvillojë dhe investojë në çdo pjesë të Kosovës sepse taksat i paguajnë të gjithë barabar. Gjilanin do ta lidhim me Prishtinën e Ferizajin dhe për tu bërë kjo duhet rrugë e infrastrukturë e mirë për çka LDK ka program ambicioz” tha Mustafa.
Mustafa tha se në qeverinë e LDK-së bizneset do të trajtohen drejt kurse papunësia do të zvogëlohet pasiqë ne do të krijojmë mijëra vende të reja të punë. Mustafa tha se Qeveria Thaçi ka bërë pazar me shëndetësi e arsim.”LDK do të qeverisë mirë për katër vitet e ardhme, por jo vetëm kaq sepse ne gjatë do të rrimë në pushtet. Misionin e Thaçit dhe satelitë e tij do t`i qojmë në opozitë dhe nuk do të negociojmë e as bëjmë koalicion me PDK” tha Mustafa.
Kurse Lutfi Haziri ka përgëzuar kandidat e LDK-së për vlerat që kanë dhe tha se fitorja e LDK-së kësaj radhe kurrë s`ka qenë më afër.”Jemi shumë afër fitores vetëm na duhet bashkimi, na duhet përkushtimi që më 8 qershor ta ndalim këtë stagnim të Kosovës” tha Haziri./rajonipress/