RCCOLA

Isa Mustafa: Kuvendi na bashkoi, s’ka kush që na del para!

/ 2 minuta lexim

Një ditë pasi ka marrë besimin e delegatëve që edhe për katër vjet ta udhëheq Lidhjen Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kuvendi Zgjedhor i LDK-së unifikoi diversitetin e mendimit dhe veprimit brenda këtij subjekti politik.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, tha se “Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashk, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashk, s’ka kush që na del para!

Postimi i plotë i Mustafës:

“Veprimtare e veprimtarë të LDK-së. Ju që meritoni respektin më të madh.

Dje përfunduam Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 355 delegat, edhe pse në periudhë pushimesh, morën pjesë 350, që flet për përgjegjësinë e lartë dhe përkushtimin e tyre për LDK-në dhe vlerat e saj. Unë u jam shumë mirënjohës!

Eco Higjiena

Në Kuvend u demonstrua një kulturë demokratike, e muratuar me durim dhe përpjekje të mëdha gjatë 30 vjetëve të zhvillimit dhe ekzistencës dhe veprimit të LDK-së. E trashëguar dhe e kultivuar me kujdes dhe respekt nga Kryetari dhe Presidenti ynë Historik, Ibrahim Rugova. Kjo është vlerë e jonë e përbashkët !

Kuvendi ynë unifikoi diversittin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emrues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashk, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashk, s’ka kush që na del para!

E konsideroj veten të nderuar me besimin që ma dhanë delegatët e Kuvendit. Këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së. LDK ka njerëz të mrekullueshëm.

Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve! IM”(sic.), ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, Isa Mustafa në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të LDK-së mor besimin e delegatëve që edhe një mandat ta udhëheq Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/