ARKATANA

Isa Mustafa, kur i ka punët pisk, mbështetet në Kuran

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Dëshiroj të ju them një rast kur ishim të themi në sikletin e protestave, sepse njeriu i përjeton ato dhe nuk është lehtë të punohet kur ka shumë protesta. Pastaj erdhi në vizitë Myftiu Naim Tërnava të ma urojë detyrën edhe që të më ngushëllojë. Ai tha: Shiko, mos u mërzit, se në Kuran shkruan që kur punët fillojnë shumë vështirë pastaj kryhen lehtë”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa i ftuar në emisionin ‘Sonte’ në RTK, ka treguar për një bisedë me Myftiun e Kosovës Naim Tërnava. Tha se derisa ishte në vështirësi, Tërnava e kishte ngushëlluar me një shprehje kuranore.

“Dëshiroj të ju them një rast kur ishim të themi në sikletin e protestave, sepse njeriu i përjeton ato dhe nuk është lehtë të punohet kur ka shumë protesta. Pastaj erdhi në vizitë Myftiu Naim Tërnava të ma urojë detyrën edhe që të më ngushëllojë. Ai tha: Shiko, mos u mërzit, se në Kuran shkruan që kur punët fillojnë shumë vështirë pastaj kryhen lehtë”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri Mustafa me 15 maj ka festuar ditëlindje e tij të 64-të. Ai ishte ndjerë i lumtur që kishte pranuar shume urime. Ndërsa, shton se ishin bashkëpunëtorët që ia kanë kujtuar këtë, meqë “nga angazhimet e shumta kishte harruar se kishte ditëlindjen”.

United Hospital

“Në Qeveri kur shkon ka shumë punë dhe kisha shumë takime. Por, ishin bashkëpunëtorët e mi që, kur hyra në zyre, ma kujtuan këtë”, ka thënë Mustafa.

I pyetur se sa është aktiv në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka thënë së është shumë i hapur me qytetarët sepse, sipas tij, ndonjëherë jep mendime dhe merr mendime. Por, ai ka thënë se rrjetet sociale janë të nevojshme pasi nuk jo gjithmonë ia qëllon dhe ka nevojë t’i lexojë komentet e personave.

Ndryshe, kreu i Qeverisë së Kosovës është i lindur me 15 maj 1951 në Prapashticë. Këtë vit ishte ditëlindja e parë e tij në pozitën e kryeministrit – në mbledhjen e Qeverisë së Republikës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.