Mobi Casa

Isa Mustafa kryetar, Vjosa Osmani as në garë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Isa Mustafa, edhe katër vitet të ardhshme do të mbajë pozitën e të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e kryetarit të LDK-së është bërë të dielën në Prishtinë në kuadër të Kuvendit të tetë zgjedhor. Ai është zgjedhur në këtë post me aklamacion dhe atë duke e marrë miratimin e shumicës së delegatëve, 355 sa numëron Lidhja Demokratike e Kosovës. Vetëm dy duar janë ngritur për ta kundërshtuar zgjedhjen e Mustafës për postin e kryetarit të Partisë.

Kundër Isa Mustafës në kandidaturë ka dalë vetëm Vjosa Osmani. Mirëpo, ajo nuk e ka marr mbështetjen e delegatëve duke i pamundësuar kandidaturën e saj për kryetare të hidhet në votim. Konform statutit të partisë, Osmani është dashur që të marrë miratimin e 50 për qind të delegatëve për t’i hyrë garës kundër Isa Mustafës. Vetëm 62 delegatë e kanë mbështetur Osmanin për të hyrë në garë dhe për shkak të numrit të pamjaftueshëm, ajo nuk ka mundur të hyjë. Vjosa Osmani dhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu e kanë lëshuar sallën ku po mbahej Kuvendi.

Eco Higjiena

Osmani e ka kritikuar procesin, ndërkohë që Sejdiu është rikthyer në Kuvend teksa po zgjidhej Këshilli i Përgjithshëm i Partisë. Madje është listuar si i pari në mesin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që i ka 98 delegatë plus kryetari i partisë. Në Këshill të Përgjithshëm nuk kanë arritur që të futen shumica e atyre që e kanë kundërshtuar kandidaturën e Mustafës për kryetar: Arben Gashi, Vjosa Osmani, Alma Lama, Haxhi Avdyli, Naser Rogova. Nga grupi i kundërshtarëve të Mustafës vetëm Armend Zemaj është futur në Këshill të Përgjithshëm./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.