Eko Higjiena

Isa Mustafa, Kryeministri i Gjashtë i Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në orën 14:00, u bë pranim – dorëzimi i detyrës së kryeministrit të Kosovës. Me këtë rast, para ndërtesës së Qeverisë u mbajt një ceremoni shtetërore. Për nder të pranim- dorëzimit, në oborrin e Qeverisë ishte rreshtuar Toga e Nderit e vendit.

Pas intonimit të himnit të Kosovës, ish kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri i ri Isa Mustafa u përkulen para Flamurit të shtetit dhe bënë rivistën e Togës.

Më pas kryeministri Isa Musfta dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi hynë në ndërtesën e Qeverisë.

Në orën 15 do të mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Kosovës.

Uji Dea

Gjithçka gati për Kryeministrin e ri

Çdo gjë është bërë gati për ceremoninë e pranimit të detyrës së kryeministrit nga Isa Mustafa.

Para qeverisë është shtruar tepihu i kuq. Aty është rreshtuar për pritjen e tij edhe Garda e Kosovës.

Në orën 14:00, Isa Mustafa pranon detyrën nga Hashim Thaçi./express/